20 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur gjatë natës në Austri.
Për aksidentin kanë raportuar mediat austriake, derisa kanë shkruar se nuk ka viktima.
Gazeta Blic e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve Armendi Tours, derisa autobusi e të aksodentuarve është i po kësaj kompanie.
Ata kanë thënë se nuk dihen ende arsyet e aksidentit, derisa kanë konfirmuar se nuk ka viktima dhe vetëm një person është më rëndë i lënduar, pasi ka thyer këmbën.
“Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. Fatmirësisht nuk ka të vdekur e as të lënduar rëndë, përpos një personi i cili ka thyer këmbën. Jemi interesuar menjëherë për gjendjen e pasagjerëve dhe fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga kompania Armendi Tours për Gazeta Blic.