GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Fjalët e Gattusos në zhveshtore ndryshuan lojën ndaj Romës: Ishim të parashikueshëm në pjesën e parë

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Gennaro Gattuso ka treguar se çfarë ndryshoi gjatë pauzës në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Milanit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa Patrick Cutrone dhe Davide Calabria realizuan në fraksionin e dytë për mysafirët.

Për ndryshimin e lojës së Rossonerëve në pjesën e dytë duhet të kenë ndikuar fjalët e trajnerit në zhveshtore.

“Më pëlqen raporti që kam me lojtarët. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe u përpoqëm të luanim tjetër futboll në gjysmën e dytë duke kërkuar linja tjera të pasimeve”.

“Është e vërtetë se skuadra ka mundur të luajë shumë më mirë këtë sezon duke e përfshirë edhe periudhën sa jam unë në krye, meqenëse humbëm pikë ndaj Beneventos. Nuk mendoj se ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë, sepse ekipi e ka pasur gjithmonë këtë, por është përkushtimi dhe puna ekipore”, ka thënë Gattuso para se të sqaronte se çfarë ndryshoi në pjesën e dytë.

“Luajtëm shumë topa në linja të parashikueshme në pjesën e parë dhe nuk më pëlqeu kjo gjë. Unë preferoj të luaj në krahë dhe t’i përfshijë mbrojtësit e krahut në lojë. Franck Kessie kontribuoi për golin e Calabrias, sepse shkoi përpara dhe ndihmoi në krijimin e hapësirës”, është shprehur trajneri për Mediaset Premium.

Me këtë triumf Milani numëron 12 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat dhe gjendet shtatë pikë prapa Interit në garën për pozitën e katërt në tabelë. Pikërisht ndaj Nerazzurrëve zhvillon ndeshjen e ardhshme.

Skuadra e Gattusos do të mbetet në Romë, sepse të mërkurën zhvillon ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios. Përballja e parë në San Siro përfundoi pa gola.

ShareTweetShare
Previous Post

Pas suksesit në Brit Awards, albumi debutues i Dua Lipës rikthehet në vendin e parë në iTunes

Next Post

Bisedimet në Bruksel, pala kosovare dërgon delegacion sa një ekip futbolli

Next Post

Bisedimet në Bruksel, pala kosovare dërgon delegacion sa një ekip futbolli

Lajmet e fundit

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

09/05/2025
Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

09/05/2025
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

09/05/2025
Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.