Me anë të një shkrimi në Facebok, Pacolli ka thënë se nëse AGK gjen ndonjë kërcënim apo linçim të saj ndaj gazetarëve atëherë lë ta dërgojë në gjykatë, njofton Klan Kosova.
Seriozisht AGK? Po merreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët?. Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djem e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike?”, ka thënë ajo.
Pacolli ka thënë se AGK do të ishte mirë të punonte në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë.
“Mos u frikësoni ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem. Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cenoni lirinë e tjetrit”, ka shkruar në fund deputetja e VV’së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit ‘mekryeministrin’, në Facebook.
Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.
Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.