Fisnik Syla i cili u bë i njohur për publikun pas lidhjes me këngëtaren Fjolla Marina së fundmi ka folur për aludimet rreth tij. Para pak kohësh ai u përball me disa akuza nga një agjensi turistike e cila pretendonte se Fisniku nuk kishte bërë pagesën për shërbimet e ofruara. Ai nuk ka ngurruar të mohojë këto akuza duke u shprehur se janë aspak të vërteta.
Sigurisht nuk mund të shpëtonte nga pyetjet për ish-partneren e tij, Fjolla Morinën, si dhe për marrëdhënien e tyre së fundmi. Ai ështv shprehur se ata nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj. “Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”- u shpreh ai.
Fisniku ështv pyetur nëse është bërë pishman për marrëdhënien e tij me Fjollën ai u përgjigj se po, në fakt është bërë pishman, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë specifikisht.
Nga ana tjetër dhe Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ dhe ndihet më e lumtur. Ajo nuk la pa thumbuar edhe ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga një tradhtar.