Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po shkëlqen javë për javë në Bundesliga 2.
I riu dardan ka shënuar sot tregolësh në fitoren e ekipit të tij, Elversbergut prej 3-1 ndaj Hannoverit.
Asllani në fakt e udhëhoqi ekipin e tij nga humbja në fitore, pasi Hannoveri shënoi i pari në minutën e 12-të të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar barazoi në minutën e 55-të, dhe në të 78-të e siguroi fitoren e Elversbergut.
Në minutën e 98-të të ndeshjes, kosovari ia dha goditjen e fundit për fitoren prej -1.
Asllani ka 17 gola të shënuar në këtë edicion të garave në ligën e dytë gjermane.
Sulmuesi i Kosovës është në huazim tek Elversbergu, derisa kartoni i tij është nën pronësi të Hoffenheimi, që bën gara në Bundesliga.
Edhe vetë Elversbergu po lufton për një vend në elitë sezonin e ardhshëm, duke qenë momentalisht në vendin e tretë, që të dërgon në play-in.