Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kanë nënshkruar marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në Qeveri.
Ndër të tjera Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër COVID-19, raporton Alsat-mk.