Vendi i parë për vendin më të lumtur në botë u takon sërish finlandezëve. Në raportin e vitit 2022, banorëve nga 156 vende iu kërkua të “vlerësojnë jetën e tyre sot në një shkallë nga 0 deri në 10”, duke parë gjithashtu faktorët që kontribuojnë në mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.
Psikologu dhe filozofi finlandez Frank Martella, i cili studion parimet themelore të lumturisë, shpesh përballet me pyetjen e mëposhtme: Çfarë i bën saktësisht njerëzit në Finlandë kaq të kënaqur me jetën e tyre?
Në mënyrë që finlandezët të kenë një cilësi të lartë jetese, këto janë tre gjërat që nuk i bëjnë kurrë:
- “Ne kurrë nuk e krahasojmë veten me fqinjët tanë”
Ekziston një frazë e famshme e një poeti finlandez: “Kell’ onni on, se onnen kätkeköön”, që do të thotë “Mos krahaso dhe mos u mburr për lumturinë tënde”. Finlandezët e marrin këtë shumë seriozisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mirat materiale dhe shfaqje të dukshme të pasurisë