Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në një tjetër “El Clasico” historik, kësaj radhe në finalen e Kupës së Mbretit që do të zhvillohet më 26 prill, në ora 22:00, në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.
Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht orarin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes finale, e cila pritet të jetë një tjetër spektakël futbolli mes dy gjigantëve të La Ligës, transmeton Gazeta Papirus.
Të dyja skuadrat do të synojnë me ngulm trofeun, duke pasur parasysh edhe rivalitetin e madh mes tyre. Kjo do të jetë përballja e dytë direkte në finale për këtë sezon, pas Superkupës së Spanjës, ku triumfoi Barcelona.
Përveç kësaj, Barcelona dhe Real Madridi janë duke luftuar edhe për titullin e kampionit në La Liga, ku aktualisht katalanasit qëndrojnë në krye të tabelës.