Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas dy ditësh koordinim me bartësit e ekipeve programore kanë arritur që të finalizojnë rrugëtimin e ri që sipas tij i duhet Kosovës.
Abdixhiku ka shkruar se “Rruga e re” e LDK-së e shtron hapur vizionin e partisë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tash e sa kohë, që projekton rikthimin e Kosovës në vend të lirisë, demokracisë e integrimit euroatlantik dhe jo në një vend të frikës, persekutimit e izolimit.
Siç ka shkruar Abdixhiku, programi i formuluar ka 30 kapituj dhe ofron alternativa për secilin sektor.
Cinizmin e cinikët, në thatësinë e mendimeve, do t’i lëmë në një anë. S’kemi kohë të humbasim. Është koha të flasim për ide e projekte konkrete. Është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutime publike jashta saj. Urrejtja e popullizmit s’dallon fundja nga cinizmi. Të dyja janë boshe – e kjo shoqëri mundet më shumë se kaq. ‘Rruga e Re’ është zgjidhja.”.