Ky është momenti kur një paraglajdist shihet duke qeshur derisa fluturon mbi pemë, para se të përplaset për vdekje në Republikën Dominikane.
Christopher Leon, 33-vjeç, ishte në cilësinë e “pasagjerit” në paraglajd, piloti i të cilës u lëndua rëndë gjatë rrëzimit, transmeton Telegrafi.
Leon ndërroi jetë para se ndihma e shpejtë të arrinte ta dërgonte me urgjencë në spitalin më të afërt në Constanza.
E sipas mbrojtjes civile, vdekja e tij ishte shkaktuar nga një sërë lëndimesh që i kishte pësuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Në anën tjetër, piloti i parglajdit Tomas Batista është dërguar në spitalin e Constanza, nga ku më pas u transferua për në spitalin e Santiagos.
Aktualisht është duke u trajtuar në këtë spital si pasojë e lëndimit në gjoks, megjithatë i shpëtoi më të keqes.
Kamera amatore kishte filmuar kur paraglajdisti po fluturonte dhe shihej i gëzuar që po e bënte këtë.
Por dy minuta më vonë, dyshja përfunduan duke u përplasur në tokë – përplasje kjo që ishte fatale për 33-vjeçarin.