Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të premten ka hapur “Garën e Kuzhinierëve”, me ç’rast pjesëmarrës ishin kuzhinierë nga e gjithë Kosova, raporton Ekonomia Online.
Gara e Kuzhinierëve është gara e parë e këtij lloji në Kosovë, në të cilën marrin pjesë më shumë se 50 garues të përzgjedhur nga një numër shumë i madh i atyre që kanë aplikuar.
Garuesit do të vlerësohen nga juria profesionale ndërkombëtare e përbërë nga kuzhinierë që gëzojnë titullin Michelin Star.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva.
Ai tha se si Odë janë të shtrirë në shtate regjione të Kosovës.
“Moderatori tha diçka për Odën, po të jemi të bindur unë po flas për vete kur kam filluar nuk e kam dit e nuk e kam mendu që është kaq vështirë prandaj ia kemi arritur që në shtatë regjione të kemi të kemi të shtrirë Odën. Kur them në regjione do të thotë se qendra është më e besueshme dhe kjo që është bërë sot dhe do të vazhdojë katër ditë ku do të jetë edhe ndarja e çmimeve dhe pa bashkëpunim e Odës e të njerëzve që janë angazhuar të gjithë ata nuk kishim mundur të vijmë deri këtu”, tha ai.
E kryetari i Jurisë së Garës së Kuzhinierëve, Faruk Neziri, e konsideroi privilegj që është në krye të jurisë.
“Falënderoj Kosovën që nëpërmjet Odës dhe të gjithë personave si sponsor pa interes dhe prapavija kanë arrit që të fus këmbën këtu brenda dhe profesori tha diçka dhe që mi mori pak a shumë ato ideja”, tha ai.
“Privilegj e kam unë të jem këtu bashkë me ju. Privilegj e kam që bashkë me jurinë, kolegët e mi, ata që janë serioz e me seriozitet e keni marrë përsipër një punë që kërkon përgjegjësi të madhe”, shtoi ai.
Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, tha se me kënaqësi i mirëpret ftesat nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit.
“Është kënaqësi e madhe për mua të jem jo pjesë, tash për tash të këtij eventi. Me gjithë dëshirë vij në evente të Odës së Hotelierëve siç e tha edhe kryetari pak më parë bashkë për karrierat për Kosovë ashtu siç e ceki çdo herë edhe për këtë Odë është tjetër figuracione që jam pozitive që Oda të shkon përpara”, tha ajo.
Gara do të mbahet nga data sot deri më 23 janar 2023 ndërsa më datën 24 janar do të mbahet gala darka si dhe do të bëhet ndarja zyrtare e çmimeve, mirënjohjeve dhe certifikatave.