Kjo javë do të fillojë me temperatura të ulëta.
Java do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me fillim të ftohtë e pastaj me ngritje temperaturash në vlera normale kah dita e enjte.
Sipas Prishtina Weather, në viset kodrinoro-malore mund të ketë edhe reshje bore.
Temperatura minimale do të regjistrohet të martën, -1 gradë celsius, ndërkaq maksimalja të premtën, deri në 20 gradë.
“Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës. Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës. Edhepse herë herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit” thuhet në njoftimin e PW.
