Ditën e sotme në një banesë, në lagjen “29 Nëntori”në Fier ka shpërthyer një bombol gazi.
Mësohet se në banesën ku ndodhi shpërthimi ndodheshin një çift të moshuarish.
Në momentin e shpërthimit, i zoti ka qenë duke gatuar dhe për pasojë ka pësuar lëndime në duar.
Ata kanë lajmëruar zjarrfiksën e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fier/Informacion paraprak:
Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.