GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK
Share on FacebookShare on Twitter

“Rrustem Mustafën e kam pasur cimer. Mi prishte nervat. Ishte i jashtëzakonshëm në kuptimin e provokimeve pozitive që i bënte”, nis tregimin e tij Arben Fetoshi për njoftimin me komandant “Remin”, i cili në kohën kur Fetoshi e kishte njoftuar, atë e quanin Rrustë.

Në emisionin “Oxygen”, Fetoshi, që aktualisht drejton institutin e çështjeve të sigurisë, “Octopus”, tha se njohja me Remin ka ardhur që nga koha kur kishte rënë Edmond Hoxha me shokë, pra në janarin e vitit 1997.

“Vjen në fakultet, më kërkon, së bashku me Bedri Bajramin, Dëshmor i Kombit, dhe kërkojnë që të pimë kafe, të njihemi. Ishte prilli i vitit 1997, dhe pas një kohe dakordohemi, dhe tema e vetme që na bashkon është protesta e 1 tetorit, 1997. Ideja ishte të organizohet sa më mirë, të jetë sa më masive, të mos lejohet që të infiltrohen eventualisht ata që mund të keqorientonin qëllimin e kësaj proteste. Dhe pas njohjes, nuk shkon shumë dhe vendosim të bëhemi cimerë. Kam banuar për disa muaj me të, në funksion të organizimit të 1 tetorit”, tregon Fetoshi, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tregon se si e kishte provokuar Rrusta në atë kohë, duke mos i treguar se është pjesëtar i UÇK-së.

“Përveç organizimit, biseda bënim edhe për aktualitetin e asaj kohe, Serbinë, pushtimin, se si duhet t’i përgjigjemi, ku është UÇK-ja, a është UÇK-ja… Unë e kisha shumë të qartë (ekzistimin e saj) për shkak të rënies së tre të parëve (Edmond Hoxhës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut) në fund janarin e vitit 1997. Por, ishte periudha kur flitej në popull se a ekziston apo jo UÇK-ja, a është serioze apo jo, dhe në këtë funksion, provokimet e Remit ishin interesante sepse ndonjëherë më ngjallnin dyshim. Më thoshte, për shembull, ‘Ben, ti e din, jam i bindur që ti e njeh UÇK-në, dhe po dua të më çosh të bëhem ushtar i UÇK-së’. Në këtë far stili komunikonte. Dhe në fund, pas një periudhe të gjatë, ma ka pohuar, ndoshta biseda ka zgjat me orë të tëra. Dhe ka qenë kujtoj ora 2 e natës, kur në fund çohet në këmbë dhe kërkon të më përqafojë, dhe thotë, ‘dua të të them diçka dhe kërkoj të ma bësh hallall’. U çua, insistoi dhe më tha, ‘ma bëj hallall se të kam lodh, por po dua të të tregoj, sepse tashmë jam i sigurt në ty, që unë jam ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’”, rrëfen Fetoshi kohën kur u njoftua me Remin.

Ai thotë se reagimi i tij ndaj kësaj deklarate ishte i dyfishtë, ndonëse thotë se ia ka kthyer përqafimin. /Klankosova.tv

Tags: Komandant RemiRrustem MustafaUCK
ShareTweetShare
Previous Post

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

Next Post

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Next Post
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.