Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë fundjavë se pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nëna Terezë”, rruga “Xhorxh Bush”, do të ndalohet për vetura për të shënuar “Festivalin e Pranverës”.
Ai këtë e cilësoi si një demonstrim i drejtpërdrejtë se si qyteti mund të bëjë një hap të guximshëm për të krijuar një kulturë transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.
“Pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nëna Terezë” – Rruga “Xhorxh Bush”, do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar për gjithë komunitetin për dy ditë me radhë këtë fundjavë, më 21 dhe 22 maj, ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta”, ka njoftuar i pari i kryeqytetit.
Rama pati edhe një thirrje për qytetarët.
“Ju ftoj gjithë qytetarëve të merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për transformimin e Kryeqytetit”.