Disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe maturantët kanë vazhduar festën pa incidente të tjera dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë.
“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani.