Të premten (02.12.2022), Zvicra e mposhti Serbinë në futboll me rezultat 3:2 në kuadër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Golin e parë të kësaj ndeshje e realizoi futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili e festoi këtë çast së bashku me kosovarin tjetër Granit Xhakën, njofton Klan Kosova.
Fotografitë e tyre duke festuar u bënë sensacion nëpër media dhe rrjete sociale.
Së fundmi ata kanë marrë vëmendjen edhe të artistit Visar Kryeziu, i cili përmes vizatimit njëvijor realizon portrete të figurave të njohura kombëtare.
Tani çasti i Shaqirit dhe Xhakës duke festuar është jetësuar përmes vizatimit njëvijor të realizuar nga Kryeziu.