Një 20-vjeçar nga Ferizaj është ndaluar nga Policia e Kosovës për vozitje me shpejtësi prej 96 km/h në zonën me kufizim 40 km/h.
Për këtë shkelje, ai është gjobitur me 300 euro, i janë shqiptuar 3 pikë negative në patentë dhe i është pezulluar leja e drejtimit për 6 muaj.
Policia apelon për respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut për sigurinë e të gjithëve.