Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në Ferizaj.
Siç thuhet në raportin policor, një burrë dyshohet ta ketë rrahur gruan e tij, teksa kjo e fundit, me një mjet të mprehtë, në vetëmbrojtje e ka sulmuar burrin e saj duke i shkaktuar lëndime.
Të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.
Derisa në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.