Një person është shoqëruar në stacion policor sot rreth orë 12:00 pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është i moshës 65-vjeçare me inicialet M.H.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri”.
“Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës’”, thuhet në njoftim.