GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Feminizmi si mburojë, përballë ofensivës reaksionare

08/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Feminizmi si mburojë, përballë ofensivës reaksionare
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Kur atakohen liritë e një populli, liritë e grave janë shpesh shënjestra e parë. Prandaj, të luftosh që nga shenjtat e para të regresit të drejtave të grave, do të thotë të luftosh për mbrojtjen e të gjithëve. Unë kam një konsideratë për të gjitha gratë dhe burrat që luftojnë për barazi të çdo qenieje njerëzore, dhe ndonjëherë, shpesh edhe përballë represionit brutal. Në shenjë të solidaritetit me këta njerëz nga vendet e tjera, Franca është e përkushtuar ndaj diplomacisë feministe. Sepse, një vend që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut është një vend që siguron progresin e mbarë popullsisë së tij. Një vend ku respektohen të drejtat e grave, veçanërisht për të disponuar me të drejtën për trupin e tyre, është një vend ku të gjithë, burra dhe gra, janë të sigurt.

Por, njohja e të drejtave është më e lehtë sesa zbatimi i tyre. Të gjitha vendet, edhe ato më liberalet, njohin vështirësi në kalimin nga teoria në praktikë. Përdhunues ka gjithandej. Kudo ka dhunë në familje. Dallimi është midis vendeve që kanë ose jo vullnetin e qeverive të tyre për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për të vepruar, për të ndryshuar të ashtuquajturin “rendin e gjërave” që nuk është tjeter veçse një shprehi e nënshtrimit të disave ndaj të tjerëve. Zgjedhja politike për të siguruar këto të drejta u realizua atëherë kur vendet tona miratuan legjislacionin që mbronte të drejtat e grave. Duke e vënë në kushtetutë të drejtën e ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, Franca ka dërguar një nga sinjalet më kumbuese të dëshirës së saj për të mbrojtur të drejtat e grave. Më datën 8 mars 2024, një vit më parë, kushtetutës sonë iu shtua kjo fjali: “Ligji përcakton kushtet në të cilat ushtrohet liria e garantuar e grave për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë”. Kjo fjali e bëri Francën një pioniere në botë.

Megjithatë, Franca nuk ka qenë gjithmonë e para në njohjen e të drejtave të grave. Ne nuk e marrim rolin e dhënjes së leksioneve, por veprojmë si partnerë me shumë vende, përfshirë Kosovën, në një projekt të përbashkët. Përmes veprimit tonë në Kosovë inkurajojmë iniciativat e shumta që vijnë nga vetë shoqëria kosovare. Fondacioni Jahjaga, një partner me rëndësi të madhe për ne, punon për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë dhe në Ballkan. Në këtë drejtim, edhe shoqata e grave EcoKosWoman, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, po kryen punë për ngritjen e vetëdijes për të luftuar kundër tabuve në higjienën menstruale. Dhe, për uljen e çmimit. Higjiena menstruale nuk përfiton as nga ulja e TVSH-së edhe pse janë produkte esenciale. Kjo është arsyeja pse Instituti Francez i Kosovës po organizon, me rastin e 8 Marsit të këtij viti, grumbullimin e produkteve higjienike të cilat do të rishpërndahen nga Ecokos Women tek gratë që kanë më tepër nevojë. Ne po avansojmë së bashku, në Francë dhe në Kosovë, drejt këtij ideali.

Nuk ka përparim pa përpjekje, por tani duhet të dyfishohen përpjekjet sepse jemi përballë internacionales reaksionare, për të përdorur shprehjen e presidentit Macron, që sulmon demokracinë, pra të drejtat e njeriut, pra të drejtat e grave.

Tags: FeminizmiFranceKosovëOliver
ShareTweetShare
Previous Post

Joseph: Kurti në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës

Next Post

Presidenti i Shqipërisë: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës tonë

Next Post
Presidenti i Shqipërisë: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës tonë

Presidenti i Shqipërisë: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës tonë

Lajmet e fundit

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.