GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Fëmijët në dilemë të madhe: Ministria thotë se shkolla fillon sot, por mësuesit s’janë aty

01/09/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Data 1 shtator është dita kur nis viti i ri shkollor. Këtë ditë të cilën nxënësit e presin me gëzim të kthehen në bankat shkollore, sivjet kanë dilema të mëdha se a duhet të shkojnë atje, apo jo, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë kjo mjegull është krijuar për shkak të grevës së sindikatave, të cilës iu kanë bashkuar edhe punëtorët e arsimit që po kërkojnë ndarjen e nga 100 eurove për mësimdhënësit, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë dje se mësimdhënësit vazhdojnë të jenë në grevë dhe nxënësit nuk kanë pse të shkojnë në shkollë.

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje ka njoftuar të gjithë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe mësimi do të fillojë sot.

Qeveria ka bërë thirrje te mësimdhënësit që ta injorojnë grevën e SBASHK-ut, pasi sipas tyre, fëmijët po dëmtohen shumë. Por përveç kësaj, është marrë vendim që të gjithë punëtorët e sektorit publik të cilët janë pjesë e grevës, të pezullohen nga pagat.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se autoritetet kompetente kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.

Ai ka thënë se ky përditësim i listës së pagave është i nevojshëm pas grevës që kanë nisur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) më 25 gusht.

Nga ajo ditë, në grevë janë mësimdhënës, edukatorë në kopshtet publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Ministri ka thënë se prindërit dhe disa punonjës të arsimit dëshirojnë që mësimi të fillojë më 1 shtator, andaj edhe beson që të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e punës.

“Ata janë të vetëdijshëm që çfarëdo greve që mbahet, fillimisht i dëmton nxënësit, të cilët edhe ashtu e kemi parë në testet ndërkombëtare se nuk qëndrojnë mirë, por dëmton financiarisht edhe vetë grevistët që nuk paguhen për ditët që janë në grevë”.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj ka thënë më 30 gusht se nisja e vitit të ri shkollor më 1 shtator do t’i gjejë “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

BSPK-ja i ka quajtur ditë më parë kërcënime deklaratat nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, se grevistët nuk do të paguhen për aq orë sa nuk punojnë.

Në Ligjin për greva në Kosovë thuhet se ‘organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’.

Tags: GrevaMinistria e Arsimitnxensit
ShareTweetShare
Previous Post

Na pret një dimër me reduktime brutale, menaxhmenti i KEK-ut është i tmerrshëm porsi shefat e tyre politikë

Next Post

Fifi kapet me aktivisten në protestën për 11-vjeçaren dhe bërtet me tone të larta: Unë e kam organizuar këtë gjë

Next Post

Fifi kapet me aktivisten në protestën për 11-vjeçaren dhe bërtet me tone të larta: Unë e kam organizuar këtë gjë

Lajmet e fundit

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

23/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Protestë para kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

23/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.