Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Kosovës kafshohen nga qentë endacakë. Një i tillë ka ndodhur në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Ulpianë, ky një fëmijë është kafshuar nga një qen kështu duke i shkaktuar plagë në këmbë.
Rastin e kanë konfirmuar prindërit e fëmijës. Për këtë ngjarje është në dijeni edhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama.
Problemi me qentë endacakë është ngritur shpesh nga qytetarët, megjithatë ende s’ka zgjidhje konkrete nga komuna.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 ishin raportuar 89 raste të sulmeve nga qentë endacakë ndaj qytetarëve në kryeqytet.
Ndërsa në statistikat për tre mujorin e parë të vitit 2022 janë raportuar 42 raste të sulmeve nga qentë endacakë.
/GAZETAPAPIRUS/