Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi ka shtyer veturën e parkuar të babait të tij teksa po luante me disa fëmijë tjerë.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Skenderaj , Mitrovicë 20.05.2022-18:15. Me 21.05.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar ( i mitur) është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në bashkë veprim e kanë shtyrë në lëvizje veturën e prindit të tij e cila ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndalur ka pësuar lëndime trupore, rasti në procedurë hetimore.