GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Fejzullah Rexhepi propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme

18/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Fejzullah Rexhepi propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)  në takimin e 309-të, të mbajtur të enjten, ka propozuar për dekretim gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, për kryetar të Gjykatës Supreme.

Propozimi e tij për këtë pozitë, erdhi pasi i njëjti mori 7 vota të anëtarëve të Këshillit.

Në këtë pozitë, ka kandiduar edhe gjyqtarja Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar detyrën ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, mirëpo e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit për t’u zgjedhur në këtë pozitë. Ajo mori gjithsej 3 vota.

Ndryshe, në prezantimin e raportit nga Komisioni Vlerësues, kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e kandidatëve, anëtari Vilard Bytyqi, tha se gjyqtarja Mejreme Memaj ka marrë 75 pikë nga komisioni, ndërsa gjyqtari Fejzullah Rexhepi 81.67 pikë.

Sipas tij, në këtë llogaritje janë përfshirë pikët nga intervista dhe pikët nga vlerësimi i koncept-dokumentit.

I njëjti shtoi se asnjëri prej kandidatëve nuk ka parashtruar ankesë lidhur me vlerësimin e komisionit.

Dekretimin e tij në këtë pozitë, pritet ta bëjë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe, deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në pozitën e ushtrueses së detyrës, kishte ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur biografinë e Fejzullah Rexhepit, i propozuar për kryetar të Gjykatës Supreme, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Fejzullah Rexhepi, në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të 2012-ës.  Prej 1 janarit të vitit 2013 deri më 1 shtator 2015, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj. Ndërsa, më 1 shtator 2015 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i  Përgjithshëm – Divizioni Civil. Në shtator të 2020-ës, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Takimi i KGJK-së po vazhdon me pika tjera nga rendi i ditës.

Tags: drejtesia ne kosovefejzullah rexhepiGjykata Supremei propozuar per kryetar
ShareTweetShare
Previous Post

FOTO/ Ndërron jetë gruaja që kishte 31 vite në koma, ishte aksidentuar me makinë

Next Post

Deputeti i VV-së kërkon nga opozita ta votojnë Ligjin për Tatimin në Pronë

Next Post
Deputeti i VV-së kërkon nga opozita ta votojnë Ligjin për Tatimin në Pronë

Deputeti i VV-së kërkon nga opozita ta votojnë Ligjin për Tatimin në Pronë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.