Këngëtari kosovar, Ernest Zeka i njohur me nofkën “Estto” i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmi u bë i ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social “Instagram” nga vetë këngëtari.
Ai dhe partnerja e tij, Enkela Karavidaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.
Kujtojmë se Estto nuk është komentuar ndonjëherë për jetën e tij private pasi ka qenë më i rezervuar sa i përket kësaj pjese, edhe pse është i pranishëm në estradë tash e sa vite.