Federata e Volejbollit të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e volejbollistit Vangjel Koja
Federata e Volejbollit të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e volejbollistit Vangjel Koja.
Federata e Volejbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së volejbollit shqiptar, Vangjel Koja.
Në telegramin e ngushëllimeve thuhet se Vangjel Koja ishte dhe do të mbetet një figurë emblematike e sportit shqiptar, i njohur si “babai” i volejbollit.
- “Kontributi i tij i jashtëzakonshëm, si sportist dhe trajner, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti. Arritjet e tij me Dinamon dhe Kombëtaren shqiptare, duke përfshirë hyrjen mes katër më të mirave të Evropës në vitin 1972, janë dëshmi e një karriere të shkëlqyer që ka frymëzuar shumë breza”.
“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por për të gjithë sportin shqiptar dhe më gjerë”, thuhet në telegram.