FC Vitia nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.
Klubi pretendon se ishte viktima e Federatës së Futbollit të Kosovës këtë sezon.
Përmes faqes zyrtare të klubit, FC Vitia ka shkruar se skuadra është dëmtuar çdo ndeshje.
Mes tjerash, klubi nga Vitia shkroi “FC Vitia ka rënë nga liga, por nuk ka rënë preh e mashtrimeve, kërcënimeve dhe çka është më e rëndësishmja, nuk kemi shitur dinjitetin dhe karakterin tonë për disa karamele siç kishin bërë rivalët tanë.
Postimi i plotë nga FC Vitia (pa ndërhyrje):
“Tani më veç se po përfundon misioni i udhëheqësve dashakqinjë të futbollit, duke determinuar se kush do të mbetë në ligë dhe kush do të bije, duke mos u llogaritur performanca në teren aty edhe ku secili mund të humb dhe fitoj me gabimet dhe dobit e veta!
Mirëpo siç duket viktima e këtij edicioni për FFK, dhe udhëheqësitë e saj që me djersën e lojtarëve e fondet e donatorëve, manipulojnë dhe i ruajnë kolltuqet e tyre duke ju hakmarrur secilit dhe gjithkujt që i kundërshton ata për menaxhimin dhe keq-organizimin e Federatës që i takon të gjithëve pa dallim, dhe jo vetëm një grupacioni i cili futbollin e ka kthyer mjetin e tyre për ti dëmtuar, goditur e sulmuar të gjithë ata që nuk ju nënshtrohen një klase që kurrë nuk i dha asgjë por vetëm i morri futbollit.
Të dëtmuar në çdo ndeshje, të porositur në çdo takim për të na humbur çdo pikë e për të na mohuar çdo gol, nuk mund të ndodh ndryshe se vetëm atë që e kishin menduar të na largojnë nga liga!
FC Vitia, ka rënë nga liga, por nuk ka rënë preh nënshtrimeve, kërcenimeve dhe çka është më e rëndësishmja nuk kemi shitur dinjitetin dhe karkterin tonë për disa karamele siç kishin bërë rivalët tanë. Të kota ishin përpjekjet për të na blerë e për të na joshur duke tentuar që të ndrrojmë pikëpamje dhe votë. Ishim të bindur se me një udhëheqesi të tillë e cila para se të filloj gjithçka, përfundon çdo gjë duke u ditur botërisht se kush bëhet kampion, kush hy e kush bie nga liga – nuk do koment më shumë veç se të ju themi, ne ishim këtë vit, edicionin e ardhshëm do të jetë një viktimë një tjetër klub që do ta përcjellë fati ynë.
Mirëpo, po ju bëjmë me dije se FC Vitia sërish do të jetë faktor dhe do të ketë fjalën e vet në vendimarrje!
Sinqerisht,
FC Vitia”.