Kryetari i Nismës Socialdemomeate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me përkahës të tij në komunën e Shtimës. Në këto takime, Limaj ka shpalosur për projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit për mbrojtjen e vlerave kombëtare. “Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Shtime kam zhvilluar disa takime të ndara me bashkëluftëtarë e të rinj në qytet dhe në fshatrat Pjetërshticë dhe Zborc, ku pash se kauza jonë për çlirimtarët po mirëpritët në çdo familje të kësaj zone. Është shqetësuese, që jemi i vetmi vend, që vetëm pak vite mbas luftës për liri e çlirim të një populli të tërë, dëgjohen zëra duke thënë se na keni lodhë me UÇK-në dhe dëshmorët”, ka shkruar Limaj.