Parimisht, Kryemnistri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti nuk është kundër “Ballkanit të Hapur”, madje edhe “arsyetimet” e Tij për refuzimin e projektit serb dhe të Presidentit Vuçiç për “Open Ballkan”, s’janë asgjë tjetër, përveqëse alibi dhe hipokrizi e skajshme përmes së cilës z.Kurti dëshiron të faktorizohet si “lider” dhe jo për fatin e Kosovës dhe statusit të saj në këtë nismë serbe dhe kryekëput, anti-shqiptare !
Rama & Abazoviq, përqafojnë projektin serb, Kurti refuzon, pse ?
“Open Ballkan”, është kauza e fundit e Kryemnistrit Kurti, të cilën ende nuk e ka “avulluar” siq ka avulluar e gëlltitur të gjitha të tjerat, përfshi Bashkimin kombëtar dhe Dialogun pa kushte me Serbinë, madje duke shkuar edhe një hap “para” me rastin e amnistimit të kriminelit serb n’krye të shtetit serb, ish eksponentin e regjimit të Millosheviqit, z.Aleksander Vuçiç !
Arsyeja e refuzimit të Kryemnistrit Kurti, është prepotenca dhe egoja e sëmuar e liderizmit dhe bajraktarizmit si mëndësi brënda llojit, dhe jo kundrejtë padronit serb n’krye të projektit dhe procesit, “Ballkani i Hapur”.
Z.Kurti, nuk e pëngon fare statusi i Kosovës në këtë proces dhe as fati i Kosovës në këtë projekt serb dhe anti-shqiptar, sikurse nuk e pëngon fare pozita nënshtruese e Kosovës përballë Serbisë dhe as ajo e Kryemnistrit të Kosovës përballë Presidentit serb Vuçiç, përkundrazi…!
Kryemnistrin e Kosoves, z.Albin Kurti e pëngon rreshtimi pas Ramës e Zajevit, sot, dhe edhe pas Abazoviqit nesër karshi lidershipit serb n’këtë proces e n’kët projekt rajonal siq është “Open Ballkani”.
Thjesht, Kurti nuk e ka problem nënshtrimin kundrejtë Serbisë, por “rreshtimin” brënda llojit, pra rreshtimin brënda të nënshtruarëve, ngase “krenaria” e Tij, nuk kaperdinë që t’jetë i nënshtruari i dytë, i tretë, i katërti, por vetëm i pari dhe vetëm i pari, qoftë edhe i nënshtruar.
Kryemnistri Rama, mund t’ia bëjë këtë “sherbim” z. Kurti, poqëse vetë është i sinqertë në raportin vazal kundrejtë padronit serb, krinminelit A.Vuçiç, duke u s’postuar vet një hap “pas”, dhe duke i lëshuar Kryemnistrit Kurti, pozicionin e vazalit bajraktar (lider) ndër të nënshtraurit tjerë, pastaj pak rëndësi ka për efektet që derivojnë nga procesi i këtij projekti për Kosovën dhe shqiptarët.
Kryemnistri prepotent dhe hipokrit i Kosovës, z.Albin Kurti, këtë pozicion të definuar brënda procesit, do t’ia paraqes pastaj elektoratit të Tij besnik si fitore kapitale të lidershipit të Tij, dhe ky narracion pastaj do ishte ushqim dhe konsum për mëndësinë e turmave të cilat e shohin liderin e tyre të përkryer e t’përsosur deri n’perfeksion, ashtu siq po ndodhë me t’gjitha “sukseset” e Tij n’qeverisjen e vendit.
Shih shëmbullin me stikersat, me të cilat e ka kthye n’Kosovë Serbinë e pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës, me shenjat e targave ; KS, KM, UR… e tjera, dhe këtë “sukses” në Dialog me Serbinë, i’a ka dal ta “shet” si recirocitet dhe avansim të procesit integrues për Kosovën.
A nuk është njësoj edhe me rastin e deshtimit të vizitës së Tij në SHBA, dhe të cilën e vlerësojnë sukses të jashtzakonshëm turmat dhe armata e anal-istëve të shperndarë nëpër studio televizive të Kosovës, madje këtë “sukses” e masin me gjatësinë e vizitës trotuarëve dhe jo me cilësinë e takimeve institucionale atje ?
Si përfundim :
Kurti ishte dhe mbetet i zhveshur nga parimet, dhe s’fundmi, po zhveshet definitivisht edhe nga premtimet e rrëjshme dhe mashtrimet e mëdha, dhe e vetmja “vlerë” e mbetur e Tij si lider, është hipokrizia dhe retorika boshe si doktrinë konsumi për turmat e hipnotizuara skajshmerisht !