55-vjeçari me inicialet I.D ka mbetur i vrarë në fshatin Shishaj të Bulqizës.
Mësohet se, një 39-vjeçar me inicialet A.T duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e 55vjeçarit, i cili ka humbur jetën pasi është goditur nga automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Priten informacione të mëtejshme.