GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Opinione

FANTAZIA PSEUDOPOPULISTE E KURTIT, E PËRKTHYER NË DËSHTIM

29/08/2023
në Opinione
Koha e leximit:2 mins read
FANTAZIA PSEUDOPOPULISTE E KURTIT, E PËRKTHYER NË DËSHTIM
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Milazim KRASNIQI

Albin Kurti nuk mund të bëhet me asgjë lider mirëfilli populist. Dy karakteristika të liderit populist, sipas Nisha Bellingerit janë investimet e mëdha në zonat kryesore të shtetit dhe instrumentalizimi me sukses i nacionalizmit. Ndërsa Albin Kurti ka bërë saktësisht të kundërtën e kësaj: ka bllokuar çdo investim dhe ka hequr dorë nga propaganda e dikurshme nacionaliste. Ka dëbuar nga vendi konzorciumin “Kontur Gllobal”, i cili planifikonte të ndërtonte termocentralin Kosova e Re. Ka penguar investimin për gazin amerikan. Ka bllokuar autostradën për Pejë. Nuk ka nisur asnjë projekt zhvillimor. Ndërsa lidhur me bashkimin kombëtar, për t’u dukur tamam karikaturë e një lideri populist, mu te varri i Skenderbeut në Lezhë, pati zbuluar se Kushtetuta nuk e lejonte bashkimin kombëtar.

Kurti po provon vetëm një karakteristikë të liderit populist: po tenton ta forcojë pushtetin ekzekutiv në dëm të pushtetit gjyqësor. Por deri sot nuk ka pasur asnjë sukses. Përkundrazi, tentimi i është kthyer si bumerang: duke ia arrestuar e proceduar eksponentët e partisë së tij, pushteti gjyqësor është forcuar dhe e ka përmirësuar imazhin e vet në sytë e publikut. Bile mund të thuhet se pushteti gjyqësor në njëfarë mënyre e ka futur edhe vetë Kurtin në birë të minit.

Nga ana tjetër, presioni i deritashëm ndaj opozitës, një karakteristikë e liderëve populist, nuk i ka pasur sukses. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, opozita e ka fituar bindshëm pushtetin vendor dhe sot është shumë më e fortë se para tri vitesh. Kërkesat e saj për rrëzimin e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve janë tregues se opozita nuk po i frikësohet pseudopopulizmit të Kurtit.
Nga ana tjetër, Albin Kurti duke manifestuar prirje të konfrontimit më SHBA-ë dhe BE-në, me synimin që të duket si lider populist, e ka dëmtuar rëndë vendin, sepse Kosova nuk ka fuqi të konfrontohet me SHBA-në e BE-në, me spsonsorët e pavarësië së vet. Stabiliteti dhe ekzistenca e Kosovës si shtet i pavarur varet direkt nga SHBA e BE.
Përfundimi është se Kurti e ka shpenzuar gabimisht përpjekjen për t’u dukur si lider populist. Ka dështuar keqas. Tash e tutje do të detyrohet të sillet si skajshmërisht i moderuar, për ta hequr nga vetja dyshimin dhe presionin e sponsorëve të pavarësisë së Kosovës. Nëse nuk sillet si skajshmërisht i moderuar, ka rrezik që fati politik i tij të asociojë në ndonjë variacion me fatin politik të Gruevskit. Gruevski, Dodiku, Gjukanoviqi, Kurti e të ngjashmit e tyre, me fantazitë e tyre populiste, i ngjajnë bretkocës që ka shkuar për t’u mbathë te nallbani, kur e ka parë kalin duke e mbathë aty. Liderë shtetesh a entitetesh që mbahen në këmbë falë sponsorizimit perëndimor, nuk mund të luajnë me sukses lojëra populiste, siç luajnë liderët e mirëfilltë populistë të shteteve të qëndrueshmne e të forta. (29 gusht 2023)

ShareTweetShare
Previous Post

Oferta e SHBA’së apo përpjekjet e Kurtit: Çka ia sjell Kosovës njohjet e 5-shës së BE’së?

Next Post

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”

Next Post
Kurti bisedon me kryediplomatin italian dhe të dërguarin britanik, Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.