Pothuajse çdo ditë raportohen në polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, pas mesnate, në një shtëpi në lagjen Arbana në Prizren.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.
Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes derës së ballkonit, duke dëmtuar katër dyer të dhomave, prej nga kanë vjedhur mbi 6 mijë euro.
Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve. /Gazeta Papirus/