Një vrasje tragjike ka tronditur sot Skenderajn.
Nga të shtëna me armë zjarri në një lokal në Runik, ka mbetur i vrarë Nexhmedin Loshi, 39 vjeçar, dhe janë plagosur tre persona të tjerë.
Familja Loshi tashmë ka hapur dyert për të pame për familjarin e tyre, në shtëpinë në Padalishtë-Pemishtë.
Ndërkohë, sipas policisë, të dyshuarit që kanë shtënë me armë në lokal akoma janë në arrati.