Administrata e Donald Trump e ka vendosur në pushim administrativ të gjithë stafin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke filluar nga kjo e premte.
Kjo direktivë e re iu dërgua punonjësve të agjencisë dhe u publikua në faqen e internetit të USAID-it.
Mesazhi, i cili është i panënshkruar, thekson se do të ketë përjashtime për disa punonjës “përgjegjës për funksionet kyçe dhe lidershipin kryesor”. Në këtë moment, punonjësit janë të gjithë të pezulluar.
Ai tha se udhëheqja e re e agjencisë do të njoftojë “stafin thelbësor që pritet të vazhdojë të punojë” deri të enjten pasdite.