Kohëve të fundit jemi mësuar të dëgjojmë vetëm fjalë negative dhe të shara për Spitalin e Tetovës.
Sa janë reale ato të shara dhe akuza mbetet të shohim, por një gjë është e sigurt Spitali i Tetovës ka ende shumë mjek të mirë, të ndershëm e të peëgjegjshëm si dr.Fatmir Saliu për të cilin ditëve të fundit ne redaksinë tonë nga shumë qytetarë të Tetovës na shkruajë vetëm fjalë të mira e lëvdata, urata nga më të sinqertat për mjekun Fatmirin i cili ndihmon pacientët dhe është tepër i përkushtuar ndaj punës së tij.
Jo më larg se sonte një mik i imi u lajmërua e më tha shok dua një falemenderim të veçanë për doktorin i cili me përkushtim maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që ka u ndihmon pacientëve e midis tyre dh babait tim. E pyeta se çfarë falemenderimi ti bëja?, Ë tha dua që të më ndëgjojë të gjithë tetovarët duke i thënë FALEMENDERIT DOKTOR.
Meqenëse shoku im nuk është i vetmi që ka dërguar letër falemenderimi për doktorin edhe stafi ynë në emër të të gjithë atyre që duan ta falemenderoj doktorin i themi-
FALEMINDERIT DOKTOR Fatmir Saliu të paçim për shumë vjet e dalshin gjenerat që çdoherë do i falemenderojmë për përkujdesin e përkushtuar mjekësorë.