Sot në komunen e Skenderajt u shenua 23 vjetori i masakres se Rezalles, me kete raste jane bere Homazhe.
Kryetari i SKenderajt Fadil Nura me rastin e 23 vjetorit ka shkruar :
Postimi i tij :
Masakra e Rezallës dhe të tjerat kudo që kanë ndodhur në Skenderaj e Kosovë, janë kujtimi ynë i dhembshëm, njëkohësisht dhe lavdia e luftës heroike çlirimtare të Kosovës.
98 bashkëqytetarë tanë, pleq, burra e djem të rinj, u vranë dhe u masakruan më 5 prill të vitit 1999. Sot, në 23 vjetorin e ngjarjes, i kujtojmë me krenari dhe mall të gjithë të vrarët!
Pajtim nuk mund të ketë derisa kriminelet të japin llogari për krimet e tyre në Rezallë!
Kriminelët kanë emër e mbiemër!
Përgjegjësia duhet të bie mbi secilin që ka dhënë urdhër. Edhe mbi Lubisha Dikoviç, mbi eprorët dhe vartësit e tij, të cilët kanë kryer këtë masakër çnjerëzore!
Lavdi të gjithë të rënëve në Masakrën e Rezallës!
/Gazeta Papirus/