Një nga premtimet elektorale te Fadil Nurës ishte edhe fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit Adem Jashari,raporton Gazeta Papirus.
“Jo veç pse e kemi dhënë fjalën, por është nevojë për të ndryshuar për të mirë pamjen e jashtme të ndërtesave, për të na mbetur asgjë më shumë se një kujtim dukja e tanishme e tyre, kur nesërmja do t’i zbardh në një panoramë të vërtetë”kishte shkruar Nura në një postim ne Facebook.
Ai gjithashtu tha se synim kane që sheshit me emrin më të mirë në Kosovë, t’i japin madhështinë edhe në aspektin e ndërtimit dhe se kete ua kane borxh edhe banorëve.
“Jam i lumtur që ende pa u bërë 6 muaj kur mora detyrën, po nis të jetësohet ai premtim”kishte shkruar ai./GazetaPapirus/