Një market në Skenderaj është dënuar për rritjen e çmimit të vajit.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, me anë të një postimi në Facebook,
Postimi i plotë i Nurës:
Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme!
Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve.
Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit.
Zero tolerancë për abuzuesit!. /Lajmi.net/