Pjesëtarë të EULEX-it po bëjnë patrullime në veri të Kosovës, pasi rreth 600 policë nga pakica serbe dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti për targat ilegale.
130 oficerët nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë.
”Për momentin, ne duhet vetëm të monitorojmë situatën sepse…situata është ende e ndjeshme”, tha për Reuters Mariano Bastanza, komandanti i 25 karabinierëve italianë që mbërritën për të përforcuar kolegët e tyre polakë.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të gjejnë një zgjidhje para të hënës, kur pritet të fillojë gjobitja e atyre që mbajnë targa ilegale.
Dje, BE ftoi Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për bisedime urgjente në Bruksel, me zëdhënësin e Qeverisë Kurti, Qeveria e Kosovës njoftoj se takimi me shumë gjasa do të zhvillohet nesër.
Brukseli dhe Uashingtoni i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit për dhjetë muaj, por Kurti nuk ka treguar asnjë shenjë se do të tërhiqet, shkruan Reuters.
“Për momentin veriu është një bombë me shumë njerëz të çmendur nga të dyja palët të gatshëm për ta shkaktuar atë dhe pa polici atje për të qetësuar situatën,” i tha Reuters në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Kosovës.