Deputeti i Vjosa Osmanit, nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli e ka krahasuar ngjarjen e mbrëmshme në “Bon Vivant”, me përleshjen që kishte ndodhur së fundmi në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Avdyli tha se modeli i dhunës është imponuar para disa javësh në Kuvendin e Kosovës.
“ Modeli i dhunës e rrugaqërisë së Bonvivant, para disa javësh iu imponua Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili si institucion ndër tjera sot do duhej të prodhonte politika për ndalimin e dhunës. Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe. Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Për rastin në fjalë ka pasur reagime të shumta, por asnjë sikur të këtij deputeti që ëndërr e ka pasë të bëhet ministër