Gazetarët kosovarë, Xhevdet Pozhari dhe Vullnet Krasniqi janë përplasur keq në rrjete sociale, pasi Pozhari në një postim fillestarë ka ofenduar rëndë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ, duke shfrytëzuar një deklaratë të Sami Lushtakut të enjten.
Duke parë reagimet e shumta në postimin e parë, Pozhari ka tentuar të neutralizojë situatën, duke publikuar në një status të ri, disa deklarime seksiste të disa zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pavarësisht kësaj përpjekje të Pozharit, gazetari Vullnet Krasniqi i cili i kishte reaguar edhe në statusin e parë, i ka reaguar përsëri, duke i thënë Pozharit se “është homofob, transofob dhe gjithçka tjetër”.