Dyshja e diplomatëve të lartë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak, pas qëndrimit në Kosovë ku takuan krerët institucionalë, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për në Beograd.
Atje dyshja është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në një takim që raportohet të ketë nisur rreth orës 19:00.
Në takim, sipas “Tanjug”, po marrin pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, si dhe ambasadori amerikan atje, Christopher Hill.
Escobar e Lajcak në Kosovë janë takuar me Kurtin, Osmanin dhe liderët opozitarë.