I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të mbërrijë sot në Tiranë, për një vizitë zyrtare.
Sipas medieve, Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 prill, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.
Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn si dhe me deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, Karen Donfried. /Telegrafi/