Ai tha se për këtë pyetje duhet të japin përgjigje këto vende, por shtoi se shpreson që në një të ardhme të afërt, pesëshja e BE-së të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.
Escobar gjithashtu tha se është e rëndësishme që fqinjët në Ballkanin Perëndimor të njohin njëri-tjetrin.
Ndërkaq, Escobar dha edhe një koment mbi çështjen e mosnënshkrimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Dhe sa i përket nënshkrimit, dua ta sqaroj: ky është një detyrim ligjërisht i detyrueshëm për të cilin është pajtuar Serbia, ashtu sikurse Kosova. Mesazhet rreth nënshkrimit janë me të vërtetë duke u fokusuar në diçka që nuk ka një ndikim material në faktin se ne kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje dhe ne po e trajtojmë si të tillë dhe të dyja palët janë angazhuar me seriozitet në të dhe Bashkimi Europian e ka konfirmuar se ishte një marrëveshje në sytë e tyre, ashtu si edhe të dy liderët. Pra është një marrëveshje. Dhe përqendrimi te nënshkrimi është vërtet i panevojshëm, sepse ne – jemi aty; është një marrëveshje. Dhe ne do të vazhdojmë përpara me këtë”, tha Escobar.