Emsiari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim me gazetarët ka folur për atë çfarë po ndodh aktualisht lidhur me veriun, për raportin e SHBA-së me Kosovën dhe për qëndrimet aktuale të kryeministrit Albin Kurti.
Escobar ka thënë se i vjen keq që ndodhet në Kosovë në këto rrethana dhe ka thënë se raporti i SHBA-së me Kosovën është raport në mes të vendeve dhe njerëzve dhe si i tillë nuk ndryshon.
Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.
“Më vjen keq që të jem këtu në këto kushte. Por dua të theksoj për njerëzit, që raporti i SHBA-së dhe Kosovës është përmes njerëzve të vendeve tona, dhe ai është i fortë dhe nuk ndryshon. Ne do të vazhdojmë të jemi mbështetësi juaj në komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar për pavarësinë tuaj, integritetin territorial, sigurinë dhe perspektivën ekonomike. Kur flas me njerëzit gjithandej vendit dhe kosovarët që vijnë në Washington, gjithmonë flasim për mundësitë e mëdha që ekzistojnë mes dy vendeve tona”, ka thënë Escobar.
Ai tutje ka thënë se shpreson që njerëzit të kuptojë çfarëdo problemi që SHBA ka me kryeministrin Kurti dhe që të mos ndikohet sentimenti i raporteve me Amerikën. Ai ka thënë se i dhemb kur sheh që disa njerëz mendojnë se SHBA-ja në një far forme po e shfrytëzon apo drejton raportin me Kosovën në favor të Serbisë.
“Shpresoj që njerëzit e kuptojnë që çfarëdo vështirësi që kemi me kryeministrin, nuk e ndikon këtë sentiment. Por kemi disa sfida në raportin ndër shtetëror duke punuar me kryeministrin. E dini, do të jem shumë i sinqert. SHBA ka qenë mbështetës juaj më i madh dhe më dhemb që disa njerëz mendojnë se ne një mënyrë që ne po e drejtojmë raportin tonë me Kosovën në të mirë të Serbisë”, ka thënë Escobar, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se Serbia ka qenë në vazhdimësi kundër Kosovës, duke përmendur edhe rastin e zgjedhjeve, dhe thotë se SHBA-ja ka qëndruar në krah të Kosovës duke thënë se zgjedhjet ishin fer dhe të lira
“Dua t’iu rikujtoj njerëzve që Serbia ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kundër kampanjës tonë për njohje dhe kemi ecur para, edhe në Këshill të Evropës ka qenë kundër, kanë qenë kundër zgjedhjeve dhe edhe kundër rezultatit dhe ne tham që zgjedhjet ishin të lira dhe fer”, ka shtuar emisari amerikan.
Por ai thotë se problemi lindi pasi i kërkuan Qeverisë së Kosovës mendim se si do të procedojë pas kësaj dhe kur i kanë dhënë disa sugjerime konkrete.
Escobar ka folur për insistimin e kryeministrit për të çuar me forcë kryetarët e komunave në objektetet e komunave. Këtu ka përmendur një shembull se si në SHBA është dashur të braktisen ndërtesat qeveritare kur ka pasur vërshime, zjarre apo protesta dhe askush nuk e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e SHBA-së dhe autoriteteve amerikane
“Por kur e pyetëm Qeverinë të mendoj se si do të veprojë pas kësaj dhe i kemi dhënë disa sugjerime konkrete pas kësaj. Po ju jap një shembull. Unë kam qenë në Qeveri prej shumë vitesh dhe kur ne themi që të mos i ndezim edhe më shumë situatat delikate dhe ishte një insistim për të shkuar me forcë dhe për t’i futur kryetarët në objektet e komunave. Unë kam qenë në qeverinë amerikane që kur kam qenë 19 vjeç kam filluar me ushtrinë, dhe e kam parë që objektet janë braktisur për shkak të vërshimeve, zjarreve, covid-it dhe protestave, dhe askush s’e ka venë në pyetje legjitimitetin dhe autoritetin e qeverisë amerikane”, shton Escobar.
Kur e tregon këtë shembull, Escobar vazhdon me pyetjen se pse ky insistim për të çuar kryetarët ne objekte, pse në rrethanat që ishin dhe pse pasi u kërkuar koordinim dhe Qeveri e Kosovës nuk u koordinua.
Escobar thotë se një veprim i tillë i Qeverisë Kurti tregon diçka për SHBA-në, për atë se si e shohin si partner.
Ai thotë se për një veprim të tillë ka pasur pasoja, dhe ka sqaruar se për ato masa s’duhet përdoret fjala sanksion.
“Kështu që pse këto objekte, pse në këto rrethana, pse pasi kërkuam për koordinim edhe pse qëndrojmë pas tyre, dhe ata nuk u koordinuan. Kjo do të thotë diçka për ne, për atë se si na shohin neve si partner. Dhe kjo ka pasur pasoja. I kam parë njerëzit të përdorin fjalën sanksione, por s’janë sanksione”, ka thënë Escobar.
Tutje emsiari amerikan thotë se nuk dëshirojnë që të rrezikojnë koordinimin dhe partneritetin me këtë qeveri. Escobar potencon se SHBA qëndron e gatshme gjithmonë për të përkrahur popullin e Kosovës, por thotë se kjo nuk nënkupton që duhet të mbështes individët që nuk e ndajnë instiktin për të bashkëpunuar dhe për t’u koordinuar.
Escobar thotë se janë plotësisht konfuz por plotësisht të koordinuar dhe të bashkuar me BE-në dhe aleatët më të afërt.
Ai pyet se pse po ndodh një gjë e tillë, pse kjo mungesë e koordinimit dhe mungesë e vizionit për të tejkaluar situatën dhe për të ecur drejt mundësive që jep marrëveshja e arritur në Ohër.
“:Në një mënyrë nuk duam të rrezikojmë koordinimin dhe partneritetin me këtë qeveri. Ne qëndrojmë të gatshëm, në gjithmonë do të qëndrojmë më popullin e Kosovës, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të qëndrojmë me individët që nuk e ndajnë instinktin për të bashkëpunuar dhe për t’u koordinuar. Dhe dua të them, që jemi plotësisht konfuz por plotësisht të bashkuar me BE-në, aleatët më të afërt.
Dhe pse kjo po ndodh, pse kjo mungesë e koordinimit dhe mungesë e vizionit politik dhe fleksibilitetit për ta tejkaluar këtë dhe për të ecur përpara drejt mundësive që janë prezantuar në marrëveshjen e arritur”, ka thënë Escobar.