GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin

04/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Escobar: Presidenti Vuçiq ka ndikim te Lista Serbe, bojkoti i tyre nuk i përcakton zgjedhjet në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndodhi ajo që është pritur gjatë. Ekipi menaxhues i emëruar nga Kosova, por i kontrolluar nga Serbia prezantoi draft statutin e Asociacionit.  Kryeministri Kurti si kundërpërgjigje prezantoi një  draft-vizion por evitoi fjalën Asociacion.  Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se të hënën Kurti për herë të parë e prezantoi vizionin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Escobar tani kërkon që ky proces të kryhet shpejt duke i kaluar edhe filtrat parlamentarë e ligjorë.

Ekipi Menaxhues i përbërë prej katër serbëve që, formalisht, janë emëruar nga Qeveritë e mëparshme të Kosovës, e ka propozuar draft-Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar – siç ka thënë ai – fundamentalisht.

Nga ana tjetër, Kurti publikoi një version të tijin mbi të cilin duhet të ndërtohet statuti i Asociacionit, por vetë nuk ia përmendi emrin.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e sheh të rëndësishëm faktin që ka nisur diskutimi për themelimin e Asociacionit. Ai tani pret që dy ekipet negociuese të takohen brenda dy javëve, për të arritur në një përfundim.

Ato që shpalosën Kurti dhe serbët i quan serioze.

“Mendoj se është serioz (drafti i Kurtit), por edhe ai i prezantuar nga ekipi menaxhues është po ashtu serioz”

“Detaje të rëndësishme janë diskutuar dhe tani është në dorë të kryenegociatorëve për të ecur përpara dhe të fillojnë të vijnë me një statut funksional. Pritjet tona janë që brenda dy javëve të ardhshme, kryenegociatorët të takohet dhe të diskutojnë këtë proces përsëri”, tha diplomati amerikan në një bisedë me gazetarë.

Escobar thotë se drafti i Asociacionit duhet të kalojë nën filtrat parlamentarë dhe ligjorë, ashtu që të mos ketë më kthim mbrapa.

“Tani, ky proces është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, të marrin seriozisht dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta kryer atë, për të pasur pajtim mes dy palëve, ta vendosin atë në shqyrtim parlamentar dhe shqyrtim ligjor, që të sigurohet që është një pjesë e pakthyeshme dhe qendrore e normalizimit”, ka thënë ai.

Duke u nisur nga deklaratat e dy palëve pas takimit të 2 majit, dukej se Kosova dhe Serbia, ishin larg njëra-tjetrës në atë se si e duan draftin e Asociacionit. Megjithatë, Escobar e sheh si progres të vogël faktin që palët kanë ofruar propozimet e tyre.

“Do të thoja se kemi një nivel të vogël të përparimit me prezantimin e propozimeve të shkruara nga dy palët se si do të duhet të duket Asociacioni. Kështu që, kjo është, do të thosha unë, një prej herave të para që ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës se cili është vizioni i saj për Asociacionin – dhe e kanë një të tillë”, ka thënë ai.

Ekipi Menaxhues është bërë kryetemë e bisedimeve vetëm muajin e fundit. Deri para pak ditësh nuk dihej as përbërja e tij. Escobar thotë se fokusi ishte te bindja e vështirë e Kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin, prandaj nuk është folur shumë për ekipin.

“Do të thoja, shumë sinqerisht, ne kemi pasur vështirësi për ta bindur Qeverinë e Kosovës për të pranuar obligimin ligjërisht të detyrueshëm për ta formuar Asociacionin dhe kjo është pse ndoshta ju nuk keni dëgjuar për Ekipin Menaxhues për një kohë të gjatë”, tha Escobar.

Tags: asosacionDialoguescobarkosovaserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Kjo skuadër bie nga La Liga

Next Post

Udinese – Napoli formacionet zyrtare, starton Rrahmani

Next Post
Udinese – Napoli formacionet zyrtare, starton Rrahmani

Udinese – Napoli formacionet zyrtare, starton Rrahmani

Lajmet e fundit

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.