GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, SHBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

19/04/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, SHBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se SHBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, edhe nëse serbët [Lista Serbe] do t’i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës. Ai kërkoi që të ndalen djegiet e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb në veri, që nuk vijnë nga shqiptarët.

I pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, ai tha se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, përcjell “Euronews.sr”.

Ai tha se SHBA-të po kërkojnë që serbët të kthehen në departamentet e policisë, sepse nuk mund të ketë një komunitet që nuk ka shërbime komunale dhe që nuk ka forcë policore.

 

 

“Kemi kërkuar që serbët të kthehen në institucione që të mos ketë arsye që shqiptarët etnikë të jenë të pranishëm atje . Kjo është një pyetje vërtet komplekse. Do të duhet një kompromis nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Ekobar, transmeton Telegrafi.

Escobar theksoi se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen “nga të gjitha anët”, në mënyrë që këta njerëz të jetojnë në një “mënyrë paqësore dhe demokratike” në një shoqëri demokratike.

“Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha Escobar.

Ai tha se SHBA pret që Beogradi dhe Prishtina të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, tha Escobar.

Duke komentuar faktin se në 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni ende nuk është formuar, Escobar tha se pajtohet me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, me mendimin se është koha e fundit që ai të formohet.

”Ai [Hill] ka te drejte. Është një detyrim ligjor ekzistues dhe ne e mbështesim atë. Vitin e kaluar, ne pamë sinjale pozitive në këtë kuptim, para së gjithash falë mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e fundit në Ohër ofron një kornizë kohore që palët ta përdorin për të rënë dakord mbi këtë marrëveshje, duke përfshirë Asociacionin. Po flasim për fillimin e majit, kur palët do të flasin për këtë dhe për obligimet e tjera ekzistuese”, tha Escobar.

Lidhur me deklaratën e tij të mëparshme se Asociacioni do të formohet “me apo pa Kurtin”, ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjes në Ohër, si dhe e Planit evropian dhe se kjo është diçka që patjetër do të ndodhë.

“Pyetja e vetme është se deri ku dëshiron të pranojë qeveria e Kosovës, pra të përqafojë obligimet ekzistuese dhe të vazhdojë tutje. Unë thashë se jam i gatshëm të ndihmoj në krijimin e një dialogu për ta bërë këtë një fitore të favorshme për të dyja palët. Mendoj se këtu nuk duhet të ketë konflikt, por të ketë vetëm detyrim”, tha Escobar.

Ai ka thënë se nuk i takon SHBA-ve të vendosin se sipas cilit model do të formohet Asociacioni dhe se kjo është në dorën e palëve pjesëmarrëse në negociata.

Tags: Ecobarserbetshbaverizgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Next Post

Milaim Zeka Në Kosovë do ketë shpërthim të armatosur, Serbia do marrë veriun

Next Post
Milaim Zeka  Në Kosovë do ketë shpërthim të armatosur, Serbia do marrë veriun

Milaim Zeka Në Kosovë do ketë shpërthim të armatosur, Serbia do marrë veriun

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.