Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “marrëdhënie të forta” me Serbinë për 140 vite dhe këto marrëdhënie nuk kanë qenë të mira “vetëm në vitet e Millosheviqit”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar.
Escobar tha se përmirësimi ose ngritja e marrëdhënieve ShBA-Serbi “nuk duhet të jetë kërcënuese për ndokënd”.
“Sa i përket marrëdhënieve tona me Serbinë, për 140 vite Shtetet e Bashkura kanë gëzuar marrëdhënie të forta me Serbinë. Në krejt këtë kohë ka qenë marrëdhënie pozitive përveç në vitet eMillosheviqit. Pra, kjo ishte periudha e vetme kur ShBA dhe Serbia nuk ishin miq të ngushtë. Sa i përket anës amerikane, dera është e hapur për të rithemeluar këtë marrëdhënie, por në të njëjtën kohë marrëdhënia jonë me Serbinë nuk duhet ta kërcënojë askënd tjetër.Ne vazhdojmë të kemi partneritete të forta strategjike me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë duam marrëdhënie të njëjtë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Pra, ne duam që Serbia të jetë më fuqishëm e vendosur brenda komunitetit me miq që SHBA ka në Evropë”, tha Gabriel Escobar