Erza Muminoviq e ka kaluar xhiron e parë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Austri. Erza po garon në kategorinë deri 52 kg, ndërsa në raundin e parë e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternwieser.
Austriakja pësoi tri dënime dhe Erza fitoi me Ippon luftën të cilën e dominoi. Ndërkohë Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kg.
Pësoi nga spanjollja Jaione Equisoain. Sot garojnë vetëm Flaka e Erza. Ditëve të ardhshme garojnë edhe katër xhudistë të Kosovës.